Categories Covid-19

Mjeku shqiptar në Itali habit me shifrat…

E gjithë bota duket se po përjeton valën e dytë të kor onavirusit pasi janë shtuar shifrat e rasteve të reja dhe jetëve të humbura. Italia dhe shumë shtete të tjera kanë nisur me masat kufizuese dhe po ndalojnë daljet në bare e restorante pas orës 18:00.

Shkollat e ciklit të ulët është vendosur të lihen të hapura, por për pjesën tjetër urdhërohet të ndiqen metodat online. Kjo fazë kufizimesh për Italinë pritet të zgjasë deri në 24  nëntor, por masat sipas autoriteteve do të hiqen vetëm nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

Mjeku urolog në spitalin e Brescias, Julian Balla foli për “Wake up” duke zbuluar se në fillim të tetorit, mosha mesatare e të infektuarve ishte 30 vjeç, ndërsa sot është 40-44 vjeç. “Pritej kjo valë e dytë e epidemisë, por ndoshta nuk e prisnim rritjen kaq të frikshme. Te spitali ku jam unë kemi dy ditë që kemi nisur ta ndiejmë presion, pasi deri më tani e ka absorbuar të gjithë numrin e pacientëve spitali më i madh në Lombardi.

Dje ishin 17.183 në mos gaboj, por më i ulët se pardje, Por ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se dje janë bërë 23 mijë tamponë më pak.

Ndërkohë, përqindja e të shëruarve në terapi intensive është vërtetë goxha e lartë, 80-85 për qind e atyre shërohen. Mosha mesatare e pacientëve të prekur në fillim të tetorit ishte 30 vjeç, tani është rritur 40-44 vjeç”, sqaroi mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME