Categories Lajme

“Mjeku s’më dha shpresë”, 32-vjeçarja rrëfen vuajtjet dhe kërcënimet nga një burrë i martuar: Si më la pasi linda djalin e sëmurë, s’më jep as prokurë

Nga dashuria e tyre lindi një fëmijë, i cili nga babai mori vetëm mbiemrin dhe atësinë, por asnjë mbështetje tjetër. Kur fëmija ishte 3 vjeç babai i tij udhëtoi jashtë Shqipërisë duke mos e kthyer kokën pas. Vazhdon historia e 32-vjecares, e cila nuk ka gjetur zgjidhje për kalvarin e gjatë të vuajtjeve.

Ajo tregoi në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, sëmundjen e rëndë të të birit dhe që mjeku nuk i ka dhënë shpresë për jetën e tij, raporton “BalkanWeb”.

“Nuk kam pasur asnjë reagim nga babai i fëmijës, as nga ish-kunati. Djali është shumë i sëmurë, ma kanë lënë për kontroll ditën e hënë. Mjeku më tha se nuk jep garanci, tha se ka fëmijë që janë futur edhe tre herë në operacion. Është hera e dytë që i kemi bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Doktori nuk më tha asgjë nëse do të ketë përmirësim. Nga ndërhyrja e dytë nuk ka asnjë përmirësim”, rrëfeu ajo.
Pyetje: Sa i lidhur ka qenë i lidhur me babanë e tij? Deri në moshën 3 vjeç ka qenë i lidhur, e ka dashur. Pasi ai u largua, e gënjente dhe nuk vinte ta takonte. Djali qante dhe i thashë që të mos e gënjente më. Tani që është 11 vjeç nuk pyet më për babanë.

Ka që në moshën 9 vjeç, kur i ra telefonit të babait dhe ju përgjigjën fëmijët e tij dhe e ofenduan djalin tim. Fëmijët e atij tani janë martuar, janë bërë me fëmijë. Dy fëmijët e parë, se fëmijën e tretë e ka një vit më të madh se djali im.

Pyetje: Ti ke qenë thjesht në rolin e të dashurës? Jo, nuk e pranoj. Vëllai i tij ka ardhur tek unë dhe e kam respektuar. Vinin dhe kushërinjtë e tij. Madje edhe tani më pyesin për djalin si është. Kur kam pas djalin në spital, më ka ardhur i vëllai. Më tha që kishte gjashtë muaj që nuk fliste fare me vëllanë e tij. Nëna e tij ka ardhur një herë kur kam lindur djalin, si dhe babai i tij.

Pyetje: Nëse sot do iu bëje një thirrje prindërve të tij, si do reagonin?

Nuk besoj se do reagonin. Djalin e njohin, e dinë që është nipi i atyre, kanë folur në telefon. Më shumë flet në xhaxhanë, kurse me gjyshen ka mbi një vit që nuk flet. Arsye pse nuk flasin është se unë i kam ftuar për vitin e ri dhe ai i kishte thënë nënës së tij mos u merr me ta se nuk është djali im.

Unë me atë kam një vit që nuk flas më fare. Unë jam drejtuar te ju vetëm për të kërkuar ndihmë për fëmijën tim, të bëjë atë që i takon fëmijës tim, asgjë më shumë, vetëm siç bën me tre fëmijët e tjerë. Unë jam gati për ADN-në e fëmijës tim.

Pyetje: Sa presion kishe nga ai?
Sa herë që i thoja ta mbyllnim historinë tonë dhe të shihte jetën me gruan që kishte, ai më thoshte se “nga unë të ndan vetëm vdekja”. Fizikisht nuk më ka dhunuar, por psikologjikisht po. Vinte te shtëpia ime orar pa orar dhe i thoshte babait se “atë vajzë nuk e gëzon njeri tjetër, përveç meje”.

Pyetje: Ardhja e djalit ka qenë e dëshiruar?
Nga ai jo, por nga unë po. Më ka kërkuar edhe ta abortoja. Kur linda djalin, hoqi dorë nga kërkesa për abort. Në maternitet ka ardhur. Filloi duke e afruar djalin, deri kur ishte 3 vjeç.

Si vendosët të ndaheshit?
Më mori në kafe dhe më tha që “deri këtu e kishim bashkë, do i afrohem më shumë familjes sime, nuk mundem më të rri me ty, vazhdo shiko jetën tënde”. Unë i kërkova vetëm një prokurë për djalin, që të mund të largohesha. Ai më tha se nuk ma jep prokurën, pasi në Francë, ku ai jetonte, kishte thënë se kishte vetëm tre fëmijë. Unë nuk pranova të ndaheshim, për arsyen e djalit, pasi isha dhe pa punë.

Ai e di sëmundjen e djalit? Po, është në dijeni të gjithçkaje. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME