Categories Lajme

Mjeku tregon për 32 vjeçaren që humbi jetën nga Covid: Pas lindjes u përmirësua, madje kërkoi edhe bebin…

32-vjeçarja nga Elbasani Ana Rrapushi në fillim të muajt shkurt solli në jetë djalin e saj, Dionin. Por fëmijën e saj të dytë Ana nuk e gëzoi, pasi një dittë më parë covid 19 i mori jetës nënës së re. Lindja e fëmijës nuk u bë në maternitet, por pranë spitalit Covid 2, pasi nëna ishte në intubim. Gjinekologu Rezart Ajazi thotë se operacioni u bë në kohë rekord, në 2 minuta bebi u nxor nga barku i nënës.

“Rasti ishte sfidë sepse gjendja e saj ka qenë e rënduar pasi ishte në intubim. Duhej të veproje shumë shpejt. Gjithë operacioni ka zgjatu 30-40 minuta, ndërsa bebja u nxor për dy minuta. “, tha Rezart Ajazi, obestetër-gjinekolog.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë gjendja shëndetësore e Anës u përmirësua, por ky lajm i mirë nuk zgjati për shumë kohë. Një ditë më parë 32-vjeçarja që nuk vuante nga asnjë s ëmundje, humbi jetën përballë Covid 19.

“Gjatë gjithë kohës më pas u interesuam për mbarëvajtjen porsraminatore, shkoi çdo gjë mirë pasi nëna u çintubua, madje kërkoi dhe fëmijën e saj. Më pas vetën agravimi i kësaj s ëmundje solli fatalitetin. Shumë teori të mjekësisë kjo sëmundje i ka lënë në pozita të vështira”, tha Ajazi. Mjekët thonë se gjatë periudhës së pandemisë raste të nënave shtatzënë të prekura nga koronavirusi janë të përsëritshme.

“Unë sot jam pas një shërbimi 24 orësh dhe kam operuar dy nëna që ishin me Covid 19. Janë mbi 25 raste që janë trajtuar në spitalin tonë që kanë shkuar shumë mirë. Por rasti i 32-vjeçares së intubuar në gjendje të rëndë dhe shumë kritike për jetën siç edhe u tregua më pas nuk kemi pas. Ka qenë sfidë për ne”, tha Ajazi.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME