Categories Lajme

Mjeku turk dhe i martuar torturon për dy ditë të dashurën

Një burrë turk i martuar dyshohet se ka rrahur dhe torturuar të dashurën e tij ruse. Otteva Elvira, 47 vjeç, u njoh me 40-vjeçarin në mediat sociale një vit më parë, ku e ftoi ta vizitonte në Stamboll.

Dyshja filloi një marrëdhënie dashurie dhe Elvira udhëtoi tre herë në Turqi për të takuar të dashurin e saj. Në fillim të këtij muaji ka qenë udhëtimi i saj i fundit në Turqi, ku e pësoi keq.

Nga shtrati i saj i spitalit Elvira tregon se ka qëndruar në dhomën e hotelit për dy ditë, ku ka përjetuar tortura të rënda.

“Dita jonë e parë në hotel ishte e bukur, madje ai më pyeti se pse nuk kemi një fëmijë së bashku. Ai filloi të pyeste për ish-burrin tim dhe pse vendosa të kisha fëmijë me të, ishte shumë xheloz për mua. Ai piu shumë dhe filloi të më rrihte. Ditën e parë ai më përplasi për pesë orë. Gjakun që rridhte nga fytyra ime, ai e lëpinte dhe thoshte sa shije të mirë ka, unë nuk mund të bëja asgjë. Të nesërmen, ai vazhdoi rrahjen për 6 orë dhe hidhte mbi mua çdo gjë që mundte. Ai gjithashtu më goditi në kokë dhe po bërtiste: Unë do të të vras, do të të pres në fytyrë që të jesh e shëmtuar. Kur shkoi për pazar, unë shkova tek recepsioni i hotelit dhe kërkova ndihmë. Ata më mbyllën në një dhomë dhe thirrën policinë. Pastaj Alp më gjeti përsëri dhe filloi të më rrihte derisa policët erdhën dhe më shpëtuan”, u shpreh Elvira.

I dyshuari u arrestua nga policia dhe aktualisht mbetet në paraburgim. Ai i ka thënë policisë: Ajo po më kërcënonte se do i tregonte gruas time për marrëdhëniet midis nesh. Ajo dëshironte të telefononte gruan time atë ditë. Kur nuk i dhashë telefonin, ajo më goditi në krah. Unë e godita prapa, nuk e torturova atë, pendohem shumë.

Elvira, e cila është kthyer në Rusi, tha: Unë i jam mirënjohëse ambasadës dhe konsullatës në Stamboll. Falënderoj mjekët dhe infermierët që më ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën time. Isha midis jetës dhe vdekjes. Unë nuk mendoj se jam gruaja e vetme në një situatë të vështirë. Dua që ai person të japë llogari për atë që ata bëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME