Categories Lajme

“Mjerë ai që nuk ka djalin në Angli se në Shqipëri nuk blen dot ilaçet”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedimi me pacientët të cilët kanë kaluar Covid-19. Një qytetar i cili kishte kaluar Covid-19 në shtator, zbuloi se 30 gjilpëra i kanë kushtuar 1 milionë e 800 mijë lekë. Ai tha se nuk ka marrë asnjë rimbursim nga shteti dhe se e gjithë mjekimi i është mundësuar nga djali i tij që jeton në Angli, pasi përndryshe në këtë vend nuk ke mundësi që të blesh ilaçe.

“Unë jam Muharrem Poleshi, vij nga Bathorja, ndonëse një vend i harruar shumë pranë Tiranës. Në shtator jam infektuar me Covid, dhe isha buze vdekjes. Më kanë përfshirë të gjitha simptomat, isha gati për intubim, telefonova 127 që sot e bëjnë si urgjencë heroike. 7 herë i kamë marrë dhe 7 herë nuk më është përgjigjur kush. 

Ditën e 8 mu përgjigj një mjek dhe më tha nuk jemi ne ato që u shërbejnë juve. Shkova tek mjeku i familjes dhe i kam kryer me shpenzime private. 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Falë një djali që kam në Angli me lekët e mia i kam blerë, të gjitha asnjë rimbursim. Falë djalit që kam në Angli dhe mjerë ai që nuk ka djalin në Angli sepse në Shqipëri nuk ble dot ilaçet. Prandaj po vdesin njerëzit çdo ditë.”– tha Poleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME