
Mjetet e tonazhit të rëndë janë drejtuar drejt zonës së Astirit.
Ardhja e këtyre mjeteve sinjalizon nisjen e shembjes së ndërtimeve për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.
Neës 24 raporton se mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.
Para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit.
Në rrugë janë vendosur bordura betoni për të lejuar qarkullimin, edhe pse me shumë vështirësi. Tani punohet vetëm me 2 sense në korsi lëvizjeje nga pallati me shigjeta tek sheshi Shqiponja.