Lajme

Mjeti përplas biçikletën, një person i plagosur rëndë

Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm,  i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close