Lajme

Momente tmerri në Janinë/ Shoferit i bie të fikët në timon, autobusi përfundon jashtë rrugës

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e djeshme në Janinë, fatmirësisht pa viktima.

Një autobus ka dalë nga rruga e është përplasur me barrierat mbrojtëse, pasi shoferit i ra të fikët në timon. Aksidenti rrugor ka ndodhur teksa autobusi po transportonte në punë stafin e një fabrike pularie në Janinë të Greqisë.

Për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar nga aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me plagë të lehta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close