Categories Kuriozitete, Lajme

Momenti kur nëna njofton të bijën se do të kthehet në shkollë pas 358 ditësh

Pandemia Covid-19 përveç se ka shkaktuar shumë dëme nga fusha ekonomike, ka krijuar edhe një distancim social mes njerëzve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me nxënësit e shkollave, të cilët janë detyruar të ndjekin mësimin online, duke qenë kështu fizikisht larg njëri-tjetrit.

Një vajzë e klasës së katërt në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nuk mundi t’i mbajë lotët kur nëna e saj i dha lajmin se do të mund të kthehet në shkollë pas gati një viti.

9-vjeçarja, Clara Zanotto, e ka zhvilluar mësimin në mënyrë virtuale nga shtëpia që nga marsi i vitit të kaluar, kur vendi i saj u prek shumë nga pandemia e koronavirusit.

Nëna e saj e filmoi momentin e gëzimit të vajzës dhe e publikoi në internet, duke u kthyer në viral. Kur vajza e lexon lajmin e gëzueshëm në copëzat e letrës që ia paraqiste nëna, ajo fillon të qajë dhe thotë: “Nuk kam qenë në shkollë për një kohë aq të gjatë!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME