Categories Lajme

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Znj. Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate. Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës.

“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha znj. Kryemadhi.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale. Duke komentuar deklarimin e ndërkombëtarëve, znj. Kryemadhi u shpreh se, lexon zhgënjim për sjelljen politike të Ramës. Optimizmin për fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ajo tha se e bazon edhe tek reagimet fëminore dhe në panik të Ramës. “Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së. “Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi znj. Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME