Lajme

Monika Kryemadhi përlotet në Jalë, fjalimi që preku zonjën “e hekurt” të LSI-së

Pas një kohë mungese në jetën politike të vendit që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur mbrëmjen e sotme në kampin e Jalës. Pavarësisht se nuk foli para të rinjve, Kryemadhi u përlot nga fjalimi i Ardit Çelës. Në natën e tretë të organizimit të kampit veror të kthyer tashmë në traditë nga LRI prej disa vitesh, Ardit Çela vlerësoi rolin e Kryemadhin në angazhimin politik të të rinjve të LSI-së.

“Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi. Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: