Categories Lajme

“Morëm fëmijët zbathur”, Nikolin Xhukellari: Nuk munda të bëja asgjë për të shpëtuar vëllanë

Dëshmi të tjera kanë dalë në dritë pas vdekjes së 42-vjeçarit në Pogradec. Vëllai i të ndjerit, Nikolin Xhukellari ka rrëfyer se Nardi Xhukellari jetonte i vetëm në banesë, dhe në momentin kur ra zjarri ai ishte në katin e dytë.

Xhukellari është shprehur se në orën 4 të mëngjesit e kanë lajmëruar se po bëhet zhurmë ndërkohë që tregon se nuk bëri dot asgjë për të shpëtuar vëllain e tij. Ai shtoi se mori menjëherë fëmijën dhe nusen për ti shpëtuar flakëve të zjarrit. Vëllai i v iktimës është shprehur se punonjësit e zjarrëfikëes kanë ardhur në këmbë pasi makina nuk mund të vinte dot për shkak të ngricave që krijonin probleme te gomat e makinës.

“Nga ora 4 e mëngjesit më zgjon nusja dhe më thotë; çohu se po bëhet zhurmë. Kur hapa derën shoh katin e dytë që ishte kapluar nga flakët. Lartë banonte vëllai, dhoma e tij ishte mbushur me zjarr. Nuk bëmë dot gjë që të shpëtonim vëllain. Mora fëmijët dhe nusen dhe dolëm direkt jashtë, s’morëm dot asgjë tjetër.

Morëm pastaj në telefon policinë dhe zjarrfikësit. Punonjësit e zjarrfikëses erdhën në këmbë, pasi makina e zjarrfikëses nuk vinte dot, pasi gomat xhironin nga ngrica. As rroba për fëmijë s’kemi, i kemi marrë zbathur. Mendoj se zjarri ka ardhur nga korrenti, ka bërë ndonjë masë. Instalimet ishin të reja. Lart kati i dytë nuk i kishte instalime të reja, ka qenë pakujdesi e vëllait, pasi ai nuk ishte dhe mirë, ishte i pafuqishëm nga shëndeti”, -tha vëllai i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Pogradec. 42-vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe shkak i zjarrit mendohet se ka qënë një shkëndijë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME