Categories Lajme

Morën pllaka dekorative nga mali i Tomorrit, e pësojnë keq dy persona

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër në Poliçan për veprën penale  “D ëmtim i habitateve dhe zonave të mbrojtura” Në pranga ka rënë D.B, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në fshatin Pronovik me një tip mjet kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë nxjerr në malin e Tomorit.

Njoftimi i policisë: Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Arrestohet 1 shtetas dhe 1 tjetër proçedohet për veprën penale  “D ëmtim i habitateve dhe zonave të mbrojtura”

Gjithashtu bllokohet një mjet dhe proçedohet penalisht drejtuesi, pasi transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjëshme Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.B, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në fshatin Pronovik me një tip mjet kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë nxjerr në malin e Tomorit.

U proçedua penalisht shtetasi B.L., 45 vjeç, banues në Berat(administrator subkjkti), pasi në karrierën e këtij subjekti në malin e Tomorit, është konstatuar nga punonjësit e AZDM-së, një mjet gërmues dhe disa pllaka guri dekorativë. Gjithashtu nga shërbimet e policisë Poliçan ne fshatin Tozhan është ndaluar një mjet kamioçinë që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi I.A., ishte  duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit, shtetasin I.T., 35 vjeç banues në Mbrakull, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME