
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale H.R., banues në Dibër. Ai mësohet se i ka marrë 1 mijë euro një shtetasi me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani.
Policia ka nisur punën për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
“Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani.
Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.”