Categories Lajme

Mori 8 mln lekë rryshfet nga vajza e pacientes, sanitarja e covid përlotet

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u hoq si infermiere për të marrë rryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus. Alldervishi akuzohet për mashtrim më shumë se një herë, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje prokurorisë të kryejë hetime të thelluara.

Në pamjet e siguruara nga ABC, Tirja duket teksa përlotet ndërsa gjyqtarja Rexhina Merlika i komunikonte masën e sigurisë.Sipas prokurorisë hetime janë duke u kryer edhe për veprimtarinë e punonjësve të tjerë të spitalit, pasi ka dyshime nga aktet e deritanishme që mund të kemi një skemë të mirëfilltë zhvatje.

Deri më tani s’ka persona konkretë nën hetim, por do verifikohen nëse është veprimtari më e gjerë, kjo bazuar edhe nga mënyra se si komunikonte 59-vjeçarja dhe kërkesat për vlera monetare të ndryshme. Sipas akteve, shërbimi natën ka pas tarifë tjetër dhe ditën tjetër.

Me faktet e deritanishme, Tire Alldervishi, rezulton se me anë të gënjeshtrës ka përvetësuar vlera monetare. Më tej do bëhet sekuestrim i kartelave dhe dokumenteve të tjera në spital për të parë nëse ka implikime të tjera.

58-vjeçarja e spitalit Covid-2 është vënë në pranga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë. Nëna e vajzës që ka bërë kallëzim në Prokurori ishte shtruar tek COVID-2 më 28 nëntor të vitit që shkoi dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital në datën 25 dhjetor. s.b/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME