Categories Lajme

Mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, Pëllumb Pipero infektohet nga Covid

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus, ndërsa nuk dihet nëse testimi është kryer nga ISHP apo në klinikën e tij provate. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, në ambientet e Air Albania.

Pipero, i cili shërben pranë spitalit Covid 1, si dhe ka një klinikë private, ku realizohen dhe analiza diagnostifikuese për Covid, ka thënë për mediat se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke. Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa fatmirësisht gjendja e mjekut është e qendrueshme.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 600 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama. Pipero ishte personi i tretë i cili u vaksinua në datën 11 Janar, së bashku me shefen e Infektivit Najada Çomo si dhe me kreun e qeverisë Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME