Lajme

Mori ryshfet, arrestohet topografi në Vlorë

Një topograf në Vlorë është arrestuar nga policia pasi mori ryshfet për të pajisur me dokument zyrtar një qytetar. Në pranga ka rënë 52-vjeçari me iniciale A.G. topograf në Njësinë Administrative Qendër në Vlorë.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë pas një hetimi 1-mujor. Nga hetimet rezulton se topografi kishte marrë para për t’i dhënë një qytetari një dokument zyrtar. Ai akuzohet për korrupsion pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close