Lajme

Mos e harroni dhe mos heshtni për Çamërinë!

Mos e harroni dhe mos heshtni për Çamërinë, Java çame ka kulmuar me pelegrinazhin e përvitshëm në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës, aty ku prehen eshtrat e 2900 shqiptarëve të Çamërisë, që humbën jetën gjatë genocidit më famëkeq në vitin 1944-45, nga masakrat e Napoloen Zervës.

Qindra shqiptarë të Çamërisë kanë vendosur trëndafilin e kuq në gurët e memorialit, si shenjë kujtese, mos harrimi dhe lartësimi të jetëve të prera në mes.

Me këtë mesazh ju drejtua e dhe kryetari I PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga Kllogjeri të gjithë shqiptarëve anembanë trojeve.

“Kjo rezistencë dhe ky shkëlqim i jashtëzakonshëm që ne kemi parë gjatë kësaj jave ka të bëjë pikërisht me faktin dhe lartësimin e jetëve njerëzore, dinjitetit njerëzor, prerjes së jetës, të drejtës së pronës, të drejtës së lëvizjes së lirë të njerëzve dhe besoj që i keni parë edhe nga tribuna e Parlamentit të Shqipërisë mesazhet e pleqve dhe të rinjve “Mos e harroni Çamërinë”, “Mos heshtni për Çamërinë”.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close