Lajme

“Mos e prek me dorë”, del video e sherrit në Korçë, ja si 30-vjeçarja goditet me zorrë uji

Gazetarja ka siguruar  videon bashkangjitur denoncimit për dhunë në Korçë. 30-vjeçarja e cila ka bërë denoncimin ka dorëzuar në Polici këtë video dhe pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj 60-vjeçar. Nga pamjet rezulton një burrë i cili godet një grua me zorrë uji, teksa e shtyn dhe e kërcënon disa herë.

“Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici. Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin e largët Tudas të Korçës. Prokuroria është vendosur menjëherë në lëvizje pasi 30-vjeçarja dorëzoi në Polici denoncimin, dëshminë e saj dhe këtë video.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: