Categories Lajme

“Mos harro Reçakun”, Meta në Kosovë: Jemi këtu për të kujtuar sa shtrenjtë kushton dinjiteti njerëzor

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në akademinë përkujtimore “Mos harro Reçakun”, që u zhvillua në “Shtëpinë e Kulturës” të Komunës Shtime në kuadër të Ditës Përkujtimore të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve ishin Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,ish-kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, Ambasadori William Walker, Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, kreu i Komunës Shtime Naim Ismaili, familjarë dhe të afërm të viktimave dhe të martirëve të masakrës së Reçakut, ish-luftarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidenti Meta u shpreh:

“Me përulje të thellë jam sot këtu si President i Republikës së Shqipërisë për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat dhe martirët e masakrës së Reçakut, të cilët janë simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Jemi sot këtu, jo vetëm për të kujtuar jetët e tyre të humbura në mënyrën më barbare, por njëkohësisht edhe për të kujtuar se sa shtrenjtë kushton liria, pavarësia dhe dinjiteti njerëzor.

Jemi këtu për të kujtuar se si një popull fisnik, i fortë dhe paqedashës, i ka rezistuar me çdo sakrificë të gjitha përpjekjeve sistematike për ta asgjësuar dhe shpërngulur nga trojet e lashta të etërve të vet.

Jemi sot këtu për të kujtuar se si drejtësia gjen vendin e saj në histori, duke dhënë si shpërblim të merituar, edhe pse me një çmim jashtëzakonisht të lartë, lirinë dhe pavarësinë e një populli.

Jemi këtu për t’i kujtuar kujtdo që tenton ta mohojë këtë krim se kjo është prova dhe dëshmia më flagrante historike e një krimi kundër njerëzimit, e një gjenocidi të kryer për fat të keq në zemër të Europës.

Ndodhemi sot këtu për të kujtuar se të vërteta të tilla, si Masakra e Reçakut, nuk duhen harruar, edhe si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Dhe ne do vijmë e mblidhemi këtu çdo përvjetor për t’i kujtuar gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por njëkohësisht edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një e ardhme e fortë dhe e qëndrueshme e aspiratave europiane.

Kjo masakër ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Ndaj, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit Ëilliam Ëalker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit!

Ishin këto tri fjalë që tronditën botën, që e detyruan të kthente sytë nga gjenocidi që po ndodhte në Kosovë dhe të bënte çdo gjë për t’i dhënë fund atij. Ishte ky një motivim për konferencën e Rambujesë e më pas në ndërhyrjen vendimtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, që i dhanë fund një projekti makabër në zemër të Europës.

21 vite më parë ,ne në Shqipëri, por edhe mbarë kombi ynë kudo, ndiqte me ankth ngjarje të tilla, si këto të Reçakut, të Krushës, të Prekazit e kudo anembanë në Kosovë. Jo vetëm kaq, por 21 vite më parë ne në Shqipëri pritëm të paktën 1 milionë motra dhe vëllezër kosovarë të dëbuar me dhunë falë një projekti kriminal për të zbrazur një herë e përgjithmonë Kosovën nga shqiptarët.

Unë jam sot i lumtur që këto sakrifica ia kanë vlejtur dhe që vij në një Kosovë të pavarur, demokratike, në një Kosovë e cila jam i sigurt që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një shembull i bashkëjetesës, i pajtimit dhe i ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët europiane në rajonin tonë.

Prandaj besoj se sakrificat e dëshmorëve e në mënyrë të veçantë sakrificat edhe të gjithë atyre viktimave të pafajshme, të martirëve të Reçakut dhe të gjithë atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë janë një motivim i fortë për Kosovën për të ecur edhe më e vendosur në rrugën e lirisë, në rrugën e pavarësisë, të forcimit të institucioneve demokratike dhe për të qenë një shembull, siç ka qenë, i bashkëpunimit rajonal.

Faleminderit dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe viktimave të Reçakut dhe i gjithë atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë!

Rroftë e ardhmja evropiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME