Categories Lajme

Mos ju përjashtojnë nga PD? Agron Duka: S’kam lidhje me ata fare, s’di kush quhet PD

Përplasjet e brendshme të PD duket se kanë trazuar dhe raportet e partisë kryesore opozitare me aleatët e vegjël. Agron Duka, kreu i PAA-se, pjesë e listës së PD në zgjedhjet e fundit paralajmëron një ndarje apo shkëputje nga PD duke nisur nga qëndrimet në Parlament.

Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ai tha se vendimet në parlament do të jenë personale pavarësisht se ka qenë në zgjedhje si pjesë e koalicionit me PD dhe foli për një mungesë bashkëpunimi brenda opozitës.

Erla Mëhilli: Zoti Duka kur të vijë momenti për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut të gjyqtareve dhe prokurorëve ju si do të votoni? Do votoni si PD apo keni qëndrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qëndrimin tim personal. Vendimi për vettingun do jetë personal si ta gjykoj.

Mëhilli: Mos ju përjashtojnë dhe ju PD?

Duka: Unë s’kam lidhje me PD fare.

Erla Mehilli: Nëse do ketë ndryshim në lidershipin e PD do ketë ndryshim në marrëdhënien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkërendimi ose bashkëpunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejnë as kohen të bashkëpunojnë me aleatët siç kanë pasur më parë. Ne ndërmarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre që ne mendojmë. Në këto dy seanca që kemi bërë kemi votuar siç kemi menduar vetë, kemi mbajtur qëndrime siç kemi menduar vete, nuk kemi patur asnjë lloj bashkërendimi. Kur këta s’kanë bashkërendim njëri me tjetrin si do kenë me ne?

Ja p.sh, u mor vendimi nga PD, s’di kush quhet PD, nga Basha që nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gjë por në sekond të fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nëse do na kishin pyetur.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME