Categories Lajme

“Mos më prekni me dorë”,Incident në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, shoqërohet me forcë Eduart Ndocaj

Këto janë momentet para se ish- deputeti Eduart Ndocaj të shoqërohet, në aktivitetin e përurimit te shtepise se At Gjergj Fishtes ne Lezhe.

Sipas bluve, Ndocaj nuk ishte i ftuar ne kete aktivitetin. Por Ndocaj e mohoi kete dhe i ka kerkuar poli  cise te thone se kush u ka dhene urdher qe ai te mos jete ne kete ceremoni.

DEBATI

Ndocaj: Mos prek me dorë, mos më prek me dorë se jam i semure i operuar ne stomak. Mos bej gabim.

Polici: Po s’të preka me dorë pra.

Ndocaj: Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, e ky ka vendosur forcat speciale, ja, sa veta jeni? A mund të më thuash se pse do te me percjellesh, thuaju ketyre lezhjaneve qe e kane votuar kryeministrin bashke me mu.

Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë se Gjergj Fishtes.

Zonje kush jeni ju? Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë marrë urdhër e pak para s’deshen as nipin e Gjergj Fishtës. Ky është eveniment i Fishës, pse s’e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?

Polici: te lutem, je pa ftese, kohe pandemie, te lutem largohu. A e degjove kryetarin e Bashkise?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? Kush tha se duhet të largohem une, une jam ish deputet i Kuvend. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytetar i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet. Kush ta ka dhene urdhrin? Kryetari i Bashkise?

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht.

Ndocaj: Po forcerisht do me merrni, jua kam thene.

Polici: Edhe nje here te bejme thirrje qe duhet te largohesh.

Ndocaj: Kam ftese une. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht se s’po bej asgje kunder detyres qe ma jep Kushtetuta.

Nderhyn policia Ndocaj: Mos prekni me dore se jam i semure

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME