Categories Lajme

“Mos pafsha femër pa u bërë nënë”/ Prindër në pleqëri, shtatzënia natyrale e 58-vjeçares nga Lezha

Franko dhe Marjana, përkatësisht 78 dhe 58 vjec janë prindër të Endersonit 4-vjecar. Nëna e tij dëgjoi në moshën 54 vjeçare për herë të parë të rrahurat e zemrës së një bebi brenda saj.

Endri është fryt jo vetëm I një historie dashurie të pazakontë, por edhe një shtatzënie krejtësisht natyral, jo fort të zakontë për moshën e prindërve. “Mos pafsha femër pa u bërë nënë se është gjëja me e shtrenjtë. Kam bërë mure, shtëpi, s’ka vlerë asgjë.

Para Endrit asgjë në botë s’ka vlerë.”, shprehet Marjana. Shumë kush nëpër rrugë I ngatërron për gjyshërit e Endersonit, pasi nuk është fort e zakontë të bëhen prindër në moshën e tyre.

Por mrekullite ndodhin…“Shumë njerëz na thonë nipi i vajzës apo djalit. Jo! Se kemi fshehur kurrë!”, tregon Marjana mes emocionesh. Franko dhe Marjana kanë një histori dashurie të trishtë, por me fund të lumtur.

Ata u njohën në punë e ndonësë me 20 vite diference nga njeri tjetri, ndjenjat nuk mund t’i komandonin. Franko për rrethana të jetës u martua dhe krijoi familjen e tij, por edhe pse kaluan vite zemra e ktheu përsëri në dashurinë e tij të vjetër.

“Reagimi nëpër shokë nuk ishte I mirë, por s’më ka bërë pershtypje. Për familjen më ka ardhur keq. Për gruan…se ishte një nënë e mirë e kalamajve, por jeta paska të vetat.”, rrëfen Franko.

Pas ndarjes së Frankos dhe ribashkimit të çiftit, të dy emigruan drejt Italisë dhe fëmijët e Frankos ishin për Marjanën njejtë sikur t’i kishte femijët e saj. Por erdhi një moment në jetë që instikti I memësisë u rebelua brenda saj… “Ishim një ditë duke parë televizor.

Ishin dy artiste qe kishin lindur njera në moshën 54-56 vjeçare dhe mua më ranë lotë… Më sheh Franko në sy e më tha se ke thene kurrë që doje një fëmijë.”, tregon Marjana. Por, për Frankon jeta nuk kishte ardhur aspak e lehte dhe për të ishte e vështirë të vendoste.

“Une jam babi i 4 fëmijëve, 3 djem e një vajzë. Vajza nuk rron…Në kohë të afërt ndërroi jetë edhe nusja e djalit 22 vjeç nga korenti…dhmibje e madhe se kisha kollaj me vendos për fëmijë tjetër….Por Marjana ishte e parealizuar pa një femijë. Ishte dëshirë e madhe e imja.

Me realizimin e këtij fëmije ne nuk kemi më problem në jetë. Ky me ka rinuar edhe mua, është një fëmijë që e dua shumë.” Rrugëtimi nga lajmi i shtatzënise e deri në lindjen e Endersonit nuk ishte aspak I lehtë për dy prindërit e’ rinj’.

Shtatzënia për Marjanën ishte e mbarë, por kontrollet nga shteti Italian ishin të shumta, kjo për shkak të moshës së çifitit që po sillte në jetë një fëmijë. “Për moshën që kishim na u vu pas asistenca sociale. I merrnin firmat Frankos. Pas 3-4 herësh nuk kanë ardhur më sepse kanë parë përkushtimin tonë.”, rrëfen nëna e Endersonit.

Muajt kaluan shpejt dhe Endersoni erdhi në jetë per të marrëdashuri pa kushte nga dy prindër që mezi prisnin të njihnin fytyrën e tij.  Prej moshës që ka, babi Franko e di se Endersoni do të rritet I shëndetshëm e I sigurt pranë nënës së tij. “Unë s’kam asnjë ëndërr se unë e lë shpejt.

Por nuk është peng I imi sepse kam besim te Marjana. Është edhe nënë edhe babë.” “I sugjeroj çdo lloj femre që dëshiron të bëhët nënë, asnjëhere nuk ëhtë vonë… “Romina Braho/ Gazetare “Abc e Mengjesit”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME