fbpx
Lajme

“Mos shani nga nëna se ajo është shenjtore”. Mehdi Malkaj jep me lot në sy mesazhin për të gjithë

Aktori Medi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare dhe një nga zërat më të fortë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje direkte në llogarinë në Facebook të Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna, duke kërkuar figura amësore të respektohet. Malkaj i revoltuar i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen dhe mos shajnë më pasi nëna është shenjtore.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vrarë veshin dhe syrin. Më ka vrarë veshin kur e dëgjoj dhe më ka vrarë syrin kur e shikoj. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz. Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore. Do t’ju lutem shumë. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna. Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër. S’ka faj nëna. Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz, nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp. I flisni mendjes, le të hapim një “#Mos shani më nga nëna” në Facebook. Më kini kujdes nënat. Nëna është dhuratë nga Zoti, dikush e ka, dikush nuk e ka,”-u shpreh aktori në videon e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button