Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në disa zona, si do të ndryshojnë temperaturat sot


Sipas MeteoAlb, Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.

Ndërsa, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore, jugperëndimore të Shqipërisë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por, pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar mini- stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.

Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut por shirat do të jenë të përkohshëm.

Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuajse në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Europa veriore. Ishujt britanike si edhe i gjithë Mesdheu do të përjetojnë rrebehse shiu, breshër si edhe mini- stuhi të forta ere.

Ndërsa, moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do të dominojnë në gadishullin Iberik si edhe Evropën qendrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME