Lajme

Moti ekstrem “gjunjëzon” Greqinë, rrugë të bllokuara dhe disa zona pa energji

Greqia është goditur rëndë nga vala e motit ekstrem, që ka përfshirë thuajse të gjithë Evropën. Banorët e Atikës nuk kanë parë imazhe të tilla për shumë vite, pasi i gjithë rajoni është i mbushur me borë.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve në të gjithë Atikën për të shmangur udhëtimet e panevojshme për orët e ardhshme. Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar shumë rrugë dhe kanë krijuar probleme të mëdha në transport. Gjithashtu në shumë zona ka probleme me energjinë elektrike. Ndërkaq, paraditen e sotme kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar mbledhje urgjente me Mbrojtjen Civile.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close