Categories Lajme

Moti i acartë, Balluku: Qytetarët u keqinformuan, po bëjmë maksimumin

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se akset rrugore në vend janë të hapura. Ajo shtoi se qytetarët janë keqinformuar në lidhje me situatën e motit të keq, ndërsa shtoi se kjo nuk duhet të zgjasë më. Histori kolektive e konsideroi këtë gjë Balluku ndërsa shtoi se duhen zbatuar rregullat. Ajo kërkoi mirëkuptim dhe respekt për punën e punonjësve që kanë qenë në gatishmëri.

“Kemi pasur mbi 1 mijë punonjës në të gjithë territorin të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem. Duhet të them që gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar, por ama duhet vlerësuar mënyra se si përballemi me vështirësitë. Nuk kemi frikë as punën dhe as sfidat. Nuk na ka mposhtur as tërmeti, as pandemia edhe as  një stuhi bore, por ajo që shqetëson shumë është një histeri kolektive e cila nuk ndihmon as ne për të bërë punën dhe as qytetarët që dezinformohen dhe keqinformohen me kas dhe kjo është diçka që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Akset janë të hapura.

Të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi bërë maksimumin dhe do vazhdojmë të bëjmë. Çfarë është e rëndësishme për qytetarët është që të kuptojnë që në këto momente të respektojnë respektimin e rregullave. Në akset ku kërkohet kujdes duhen plotësuar këto kushte për të ruajtur sigurinë rrugore për të ruajtur jetën e secilit prej nesh. Do të kërkoja që të shikohet me pozitivitet gjithë kjo situatë, të tregohet mirëkuptim dhe minimalisht respekt për punën që kanë bërë qindra mijëra burra e gra gjatë këtyre tre ditëve, të cilat ishin vështirë që të ndiqeshin nga brenda makinës ashtu siç na u tha nga opinionistë të ndryshëm”, tha Balluku.

Ministrja shtoi se moti i acartë do të zgjasë deri të premten. “Kjo situatë do të jetë aktive deri të premten me temperaturave të ulëta. Emergjencat Civile kanë një plan. Deri atëherë kërkojmë vëmendje të plotë nga qytetarët e përfshirë në këtë situatë”, tha Balluku./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME