Lajme

Moti i keq, anulohen nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit

Ndërsa kushtet atmosferike po shkojnë drejt përkeqësimit dhe lundrimi në det të hapur është i pafavorshëm deri në përmirësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se janë anuluar nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë mbrëmjes së sotme.

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”,- njofton DPD.

Lundrimet pritet të nisin nesër dhe pasnesër (e mërkurë, e enjte). “Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjte datë 19.01.2023”– shkruan DPD.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close