Categories Lajme

Moti i keq godet Italinë, stuhia pritet të kalojë në Sicili

Italia është goditur nga moti i keq duke shkaktuar të paktën dy viktima deri më tani dhe dëme të pallogaritshme. Por situata është  larg përmirësimit. Medicane, që goditi Sicilinë  gjatë ditëve të fundit pritet të godasë sërish vendin pasi  stuhia që ka nisur nga lindja mund të përkeqësohet sot dhe veçanërisht gjatë ditës së nesërme, shkruan fanpage.it Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar gjithashtu për stuhi në ngushticën e Sicilisë dhe në jugperëndim të Detit Tirren.

Rajonet bregdetare që priten të goditen janë Sicilia perëndimore dhe Sardenja lindore, por gjatë ditës priten reshje intensive me erëra të forta edhe në jug të Jonit, në pjesën perëndimore të Tirren dhe në kanalin e Sardenjës. Ndërkohë në Katania të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për 48 orë, raporton abcnews.

“Në 49 vite në këtë qytet nuk kisha parë kurrë fenomene kaq intensive. Nesër dhe të premten shkollat do të qëndrojnë të mbyllura gjithashtu edhe aktivitetet thelbësore tregtare të paktën për sa i përket Katanias, në mënyrë që  kryebashkiakët e tjerë të bëjnë vlerësimet e duhura”, tha dje kryebashkiaku Salvo Pogliese. Shkaku i Medicane është ndryshimi i klimës Franco Colombo, nënkolonel i Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore, shpjegoi arsyet e uraganit mesdhetar duke i atribuuar ndryshimeve klimatike: “Ndryshimi i temperaturave janë motori i vërtetë i këtyre fenomeneve të dhunshme. Vera e nxehtë dhe temperaturat e ajrit, gjithashtu më të larta për shkak të ngrohjes globale në zhvillim, janë shkaqet kryesorë të kësaj faze intensive të motit të keq. Megjithatë, këto ngjarje do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet në vijim. Trendi i ngrohjes globale nuk do të ndalet, në të ardhmen e afërt mund të shohim formimin e uraganeve të vërteta tropikale edhe në Mesdhe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME