Categories Lajme

Moti i keq, gurët bllokojnë rrugën në segmentin Elbasan-Përrenjas

Reshjet e dendura të shoqëruara hera-herës edhe me erë të fortë të cilat kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme serioze deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Aktualisht sipas burimeve zyrtare nga Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit në të shtatë bashkitë nuk ka pasur raste të bllokimit të rrugëve automobilistike dhe përmbytje.

Vështirësi dhe rrezik për përdoruesit e rrugës ka pasur dhe ka si zakonisht në kohë me reshje në dy segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Përrenjas, përkatësisht në “Kthesat e Murrashit ” dhe “Kthesat e Dragostunjës” ku ka rënie të gurëve nga shpatet e kodrave. Ndërkaq moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike e cila prej mesnatës është ndërprerë në disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit. Sipas OSHEE po punohet pa ndërprerje për riparimin e defekteve dhe rikthimin e shpejtë të energjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME