Lajme

Moti i keq mbërthen vendin, si paraqitet situata

Pothuajse gjithë vendi mbetet i mbërthyer nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Bëhet e ditur se në Shkodër 1.120 hektarë tokë vijon të jetë nën ujë por nuk ka pasur përmbytje të reja. Rruga e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit kalohet vetëm më mjete të larta.

Ndërkohë në Lezhë janë të përmbytura disa banesa, ndërsa uji ëhstë tërhequr nga rrugët e qytetit. Robert Hysenllari, Drejtor i Gatishmërisë në AKMC:Është bërë evakuimi i një familjeje prej 6 personash në lagjen Kodër Mulliri, njësia administrative Kolsh të cilën janë akomoduar në hotelet e zonës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hidrovoret aktualisht nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Veç shiut probleme po shkaktojnë edhe rreshjet e dëborës në disa zona të vendit.

Në Shkodër, aksi Bogë-Theth mbetet i pakalueshëm për shkak të rënies së orteqeve.

Në Korçë dëbora zbardhi fshatin turistik të Dardhës, në Vlorë rreshje dëbore pati në Llogara , ndërsa në male dëborë ra në Dajt në Tiranë, në Kukës, Dibër dhe Krujë. Të gjitha akset e tjera sipas drejtorit të ARRSH-së janë të kalueshme me zinxhire.

Evis Berberi, Drejtor i ARRSH-së: Kemi në dispozicion mbi 120 borëpastrues.

Në Bashkinë e Kolonjës, erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar çatitë e 3 shkollave. për shkak të motit të pafavorshëm mësimi u pezullua këtë të premte në 55 shkolla. Në zonat bregdetare deti i trazuar ka bërë që lundrimet në Durrës drejt Barit dhe anasjalltas të pezullohen. Lundrimet pritet të nisin të shtunën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close