Lajme

Moti i keq përfshin bregdetin

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur. Reshjet e shiut, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë shkaktuar dëme të shumta.Një ditë më parë, aksi rrugor në Llogara u bllokua për më shumë se 4 orë, për t’ju rikthyer normalitetit paraditen e së mërkurës.Dëmtimi i rrjetit elektrik ka lënë pa ndriçim disa zona të tilla si Narta, Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Kudhës, Rradhimën dhe Selenicën. Edhe disa fshatra të Gjirokastrës janë pa energji elektrike.Trageti i linjës Vlorë-Brindisi prej dy ditësh nuk ka lundruar. Edhe anijet e  peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det të hapur me dallgë deri në 8 ballë.

Probleme ka patur edhe në Himarë. Stuhitë kanë shkkatuar probleme në plazhin e Livadhit dhe Spillesë.E tillë vijon situata edhe në Durrës, ku tragetet janë nisur me disa orë vonesë, ndërsa anijet e peshkimit nuk lejohet të dalin në det.Sipas sinoptikanëve, reshjet e shiut priten të kenë ndërprerje për t’u rikthyer të dielën pasdite.I gjithë Nëntori do të mbyllet me temperatura 2 gradë mbi normalen i shoqëruar me reshje shiu. Në disa qytete pritet të shkaktojnë dhe përmbytje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button