Categories Lajme

Moti i keq përfshin veriun e Italisë, dy të vdekur pas goditjes nga pemët

Një valë e motit të keq ka goditur veriun e Italisë. Shiu, breshëri dhe erërat e  forta në Toskanë dhe Liguri kanë bërë që dy persona të humbin jetën.

Mediet italiane shkruajnë se të vdekurit janë regjistruar  në Lucca dhe Carrara. Në të dyja rastet viktimat u goditën nga pemët gjatë stuhive. Viktima e parë është një burrë, ndërsa e dyta një grua.

Katër persona të tjerë u plagosën në Camping Italia në Marina di Massa, sërish për shkak të rënies së pemëve.

Nga mëngjesi, ekipet e zjarrfikësve po vijojnë aksionin për pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara. Deri tani janë kryer mbi 150 ndërhyrje.

Në Liguria një stuhi solli kabinat nga plazhet në linjën hekurudhore. Dëme janë regjistruar edhe në zonën e Ferrarës ku një vinç ka rënë mbi shtëpitë me tarraca. Breshëri më pas shkatërroi një sërë të korrash në zonën e Spezzino.

Tre persona u plagosën në Fornaci di Barga ( në provincën e Lucca) për shkak të shkëputjes së një çatie gjatë stuhisë që përfshiu Toskanën mëngjesin e sotëm.

Çatia e një shtëpie të këputur ka rënë mbi tre makina.

Në Borgo a Mozzano era ka shkaktuar dëme të rënda në qendrën e të moshuarve, por pa shkaktuar asnjë lëndim. Ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në shumë zona të provincës së Lucca.

Cabine da spiaggia su linea ferrata. Foto collaboratore Beppe Risso

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME