Lajme

Moti i keq përmbys mjetin lundrues/ Delta Force shpëton 3 peshkatarët që rrezikuan të mbyteshin (VIDEO)

Vlorë Delta Force dhe Policia Kufitare Vlorë i’u ka ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve të cilët rrezikuan të mbyteshin në det. Pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik,

menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët. Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur dhe fundor në det. Tre peshkatarët kanë falenderuar shërbimet e Delta Forcë dhe Policisë Kufitare për reagimin e shpejtë duke ju dhënë ndihmë në kohë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: