Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat në Vlorë. “Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  daten 06.12.2021  do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge  nga  1.50  deri  2.50  metra. Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën  06.12.2021/16:00“, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës.

Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, janë shkaktuar përmbytje në rrugë në disa zona të vendit si dhe ka pasur probleme me energjinë elektrike. Edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë  zyrtare në “Facebook”.Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja”, thuhet në apelin e bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME