Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Durrës

Autoriteti Portual Durrës njofton se është pezulluar lundrimi mbrëmjen e sotme. Në njoftim thuhet se nuk do të ketë lundrime as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas, për shkak të përkeqësimit të motit. Sakaq, lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme. Në varësi të kushteve të motit.

“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që  kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: