Ashtu siç ishte parashikuar, moti i keq ka përfshirë vendin gjatë kësaj të premteje dhe pritet të vijojë edhe nesër. Nisur nga rrethanat e krijuara është vendosur pezullimi i lundrimit detar në Vlorë duke bërë që të tragetet e linjës me Brindisin të pezullojnë lundrimin. Po ashtu është pezulluar lundrimi edhe për mjetet e peshkimit si edhe ato lundruese më të vogla. Mësohet se forca e detit në gjirin e Vlorës është 5-6 ballë dhe 7 ballë në det të hapur. VloraNews
Categories
Lajme