Lajme

Moti i keq “pushton” SHBA-të, pesë humbje jete

Pesë viktima dhe 3.8 milion banorë pa energji elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e stuhisë dimërore të paprecedentë që ka përfshirë vendin. Autoritetet paralajmëruan se shtëpitë e mbetura pa energji elektrike nuk do të kenë mundësi ngrohjeje dhe për disa orë.

Tre milion e gjysmë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas, ndërkohë që janë shënuar dhe dy viktima. Është ky bilanci i përkohshëm i stuhisë dimërore të paprecedentë që ka përfshirë gjysëm e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Teksas në Mein, me temperatura nën zero në shtetet e jugut.

Një person humbi jetën në Luizianë pasi rrëshqiti në akull dhe përplasi kokën. Dy persona të tjerë humbën jetën në dy aksidente të ndryshme rrugore po për shkak të akullit në Kentaki. Gjendja e alarmit do të qëndrojë në fuqi për disa ditë.

Autoritetet paralajmëruan se shtëpitë pa energji elektrike ndoshta nuk do të kenë mundësi të kenë ngrohje dhe për disa orë të tjera. Një deklaratë që ka zemëruar shumë banorët. I ftohti polar ka shkaktuar dhe anulimin vaksinave kundër koronavirusit në disa zona të ndryshme të vend

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close