
Kapiteneria e Vlorës njofton anulimin e lundrimit për mjetet të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit, për shkak të motit me reshje dhe dallgëve në det.
Njoftimi si më poshtë: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra :
NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.
Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021 / 22:00.