Lajme

Moti i keq-Rruga e Valbonës, një nga atraksionet e preferuara në Veri është e kalueshme pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) informoi pasditen e së shtunës se, rruga e Valbonës, një nga atraksionet turistike më të preferuara në Veri të Shqipërisë është e kalueshme pa probleme.

Sipas ARRSH-së, pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës, temperaturave të ulëta, falë punës 24/7 rruga ka qenë gjithmonë e hapur, ndërkohë vazhdon trajtimi me kripë për eleminimin e ngricave pasi temperaturat gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë të ulëta.

ARRSH këshillon që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close