Categories Lajme

Moti merr kthesë në fundjavë/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet

Vendi ynë në fundjavë pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qendre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit.

Kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulta të presionit.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mesditës të ditës së diel; reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.

Moti i vranët vijon edhe ditën e diel por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore.

Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrijnë shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME