Lajme

Moti për sot, nis me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime në të gjithë vendin

Dita sot nis me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por, sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat qendrore. Me rrebeshe shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe stuhi ere do të paraqitet Jugu dhe Juglindja e vendit.

Parashikohet që orët e natës të sjellin pauzë të reshjeve. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 31°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi
4 ballë.

Kosova Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat gjatë mesditës do të vijnë duke u shtuar. Parashikohet që i gjithë territori i Kosovës të jetë në mbizotërim të motit të vranët gjatë gjithë paradites ndërsa në zona të izoluara do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu, por në sasi të pakëta.

Maqedonia e Veriut Vranësira të dendura dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të ketë në pjesën më të madhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, herë pas here do të ketë  gjithashtu intervale të shkurtra me kthjellime. Problematik sërish mbetet parametri i erës së fortë me shpejtësi 50 km/h.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: