Lajme

Motori përplas të moshuarën në Elbasan

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, ku një motor ka përplasur një të moshuar në rrugë. Mësohet se e moshuara është në gjendje të rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga videoja e siguruar nga Azlajme shihet e moshuara në rrugë, e cila është pa ndjenja, dhe nuk reagon ndaj thirrjeve të të tjerëve. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: