fbpx
Lajme

Motori “po fluturonte” në rrugë, përplaset me “Benz”-in dhe …

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Spital-Uznovë në qytetin e Beratit. Një person me motorin me targa AU 576,  po qarkullonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një makinë që lëvizte para. Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për tê zbardhur shkaqet e aksidentit. Burimet e para hetimore konfirmojnë se, shkak për aksidentin është bërë motori, i cili për shkak të shpejtësisë ka rrëshqitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin ‘Benz’ që qarkullonte në të njëjtin sens me të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button