Lajme

Motra “djeg” vëllain, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo

Zhvillime të befta në Bashkinë e Pogradecit. Këtë të enjte ka dhënë dorëheqjen nga posti nënkryetari i kësaj bashkie. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëllain e Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi ka dyshime të forta se kishte mashtruar qytetarët duke u marrë para, me argumentin se do t’u siguronte atyre fonde dhe grante përmes skemës së AZHBR-së.

Burime nga Bashkia bëjnë me dije për Fax Web se i është kërkuar të lërë këtë post dhe pas kësaj Sterjo ka marrë këtë vendim.

Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit, ndërkohë dega e PD-së në këtë qytet ka kërkuar largimin e tij nga posti i drejtorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close