Categories Lajme

Motra e Dan Hutrës: Ish-gruaja e provokoi, nuk bëri ADN-në e fëmijës

Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave, disa ditë më parë në Tiranë, ka deklaruar se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja.

Ajo tregoi se i vëllai i kishte rrëfyer që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin, ndërsa po ashtu rrëfeu se Dan Hutra kishte ka kërkuar test ADN gjë që ish-bashketuesja s’ia dha kurrë.

“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë. Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë, çfarë nuk i thoshte. Nuk ka ia ka dhënë atësinë fëmijë, ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, tha motra e Hutrës.

Ndër të tjera motra e Dan Hutrës, ka rrëfyer edhe për vrasjen e katërt që i vëllai kishte planifikuar të kryente, por që Hutra nuk e realizoi pasi u arrestua nga policia.

“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës”, tregoi ajo.

Ishte mesdita e 1 marsit, kur 40-vjeçari Dan Hutra shkaktoi një tragjedi në familjen Hysa duke vrarë me armë zjarri motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, ndërsa plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Fill pas kësaj ngjarjeje Hutra shkoi në Kamëz, ku ekzekutoi në oborrin e banesës 31-vjeçaren Etleva Kurti, motrën e Vladimir Kurtit. Kurti është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME