Categories Lajme

Motrat zihen me njëra-tjetrën: Vëllai bënte plane për shtëpinë

Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra Yllka dhe Kimetja. Kimetja ka sjellë Yllkën për t’i kërkuar pjesën e shtëpisë që i ati i la amanet para se të vdiste. Ai ia ka dhuruar Yllkës dhe i ka kërkuar që gjysmën e shtëpisë t’ja japë Kimetes.

Por Yllka nuk ia ka dhënë ende gjysmën që i takon sepse sipas saj, kur nisi të merreshe me dokumentat ndodhën shumë vdekje tek shtëpia, e më pas vëllai i tyre ka hapur gjyqe që ta marrë ai këtë shtëpi dy katëshe në Durrës.

Kimetja: Para se të vdiste babai më ka dhënë një pjesë të shtëpisë, por u bë 8 vite që atë tapi unë nuk e kam marrë. Unë jetoj vetëm, djali është martuar dhe ka ikur në Itali me bashkëshorten dhe fëmijët dhe jam fare vetëm dhe nuk kam shtëpi.

YllkaZonja Eni, shtëpia më është dhuruar në vitin 2013 dhe mora tapinë, në atë kohë ndodhi vdekja dhe unë nuk munda t’ja jepja gjysmën e shtëpisë kësaj që e la babai amanet. Neve na ndodhën vdekjet njëra pas tjetrës. Në 2013 vdiq nëna, pas një vit e gjysmë vdiq baba.

Eni Çobani: Pse ta dhuroi ty dhe jo motrës tjetër që i qëndroi afër? Zakonisht testamenti bëhet kundrejt njerëzve që ju shërbejnë. Në këtë rast i ke shpërbyer ti apo Kimentja?

Yllka: Edhe unë i kam shërbyer sepse ka qenë në Itali kur ka vdekur.

Kimetja: Nuk është shërbim kur ti i shërben një herë në vit.

Eni Çobani: Ti je futur në këtë banesë për t’i shërbyer atyre?

Kimetja: Më mori motra, më tha futu në shtëpinë time dhe shërbeji prindërve. Unë prindërve i kam shërbyer me dëshirën time. Këta ikën të gjithë dhe më ngecën mua prindërit.

Yllka: Babit ia kam bërë të gjitha shërbimet në Itali dhe nuk mund t’ja dhuroja gjysmën e shtëpisë asaj sepse shtëpia është në proces gjyqësor.

Eni Çobani: Po t’i duhet t’ja kishe dhuruar para se të futeshe në proces gjyqësor. Vëllai nuk kundërshtoi kur na i dha baba shtëpinë, pa i mbushur të dyzetat, ai na denoncoi. Atëhere filloi kalvari i gjyqeve.

Kimetja: Vëllai me kufomën në shtëpi bënte plane, do vi në gusht do i vë çelsin shtëpisë pa pikën e turpit. Ju më detyruar të vija tek zonja Eni.

Yllka: Kështu si po e bën ti unë s’të jap asnjë gjë hiç se na bëre gazin e botës. Jo tokë e shtëpi, por asnjë tullë. Të të vijë zor se po na shikon e gjithë bota. Mund ta kishim zgjidhur bashkë. Në vendin tim të kishe marrë vëllain. Ai ka ikur në Itali që në vitin ’98 dhe ka pasur banesën e vetë në Sektorin Rinia.

Eni Çobani: Si mundet të dalë një djalë dhe të kërkojë banesën e babait duke thënë që unë kam jetuar në mënyrë të pandërprerë prej 20 vitesh?

Yllka: Asnjëherë, ai është sjellë shumë keq me prindërit, prandaj baba ma dhuroi mua shtëpinë. Babai ia ka bërë të qartë të birit që ty nuk të jap shtëpi, shtëpinë e kanë gocat. Ai nuk e kundërshtoi fare dhe pasi vdiq baba, pa bërë të dyzetat mua më kërkuar në rajonin e policisë, më kishin denoncuar vëllai. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit…

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më…

LEXO ME SHUME