Lajme

Moza Ahmeti i ‘bërtet’ gazetares live në studio, shtanget moderatorja

Poetja dhe pedagogia shqiptare Mimoza Ahmeti, i ka të rralla daljet publike nëpër intervista televizive. Së fundmi poetja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite e Kuqe” me gazetaren Gerta Gixhari, në RTSH. Ndërkohë që po fliste për librin e saj, gazetarja i ka ndërprerë fjalën Ahmetit, në mënyrë që të transmetojë bllokun e reklamave. Ky moment e ka irrituar poeten, e cila duket qartë se është mërzitur, nga vendimi për të dhënë reklama, në momentin që ajo po fliste. “Po çështe kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Drejt për drejt je?! A më fal të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për ti prerë fjalën se erdhi reklama e erdhi tjetra”- tha ajo. Ndërkohë që gazetarja është habituar, por megjithatë u përpoq që ta kalonte më të bute duke shtuar se ajo mund të thotë çfarë të dojë pasi ka mendimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: