Categories Lajme

Mposhte frikën që të harrosh tërmetin, atë nuk e ndalojmë dot!

Nga Prof. Dr. Afat Serjani

Tërmeti i 26 nëntorit na zuri të gjithëve në gjumë dhe na goditi shumë rëndë me vdekjen e 51 personave nën rrënoja dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Ishte një ngjarje e tmerrshme, që do të mbahet mend shumë gjatë si një nga historitë më të dhimbshme për Kombin Shqiptar.

Vitet e fundit tërmetet kanë qenë të shpeshta në aksin Durrës – Tiranë. Tërmetet në këtë zonë, ose më mirë të themi në aksin Kavajë – Durrës – Thumanë – Lezhë, janë të lidhur me kontaktin ose fërkimin midis pllakave të mëdha: Pllakës Afrikane (Mikropllaka e Adrias) dhe Pllakës së madhe Euro – Aziatike.

Pllaka Afrikane vjen qysh nga Kreta dhe ishujt grekë (Hellenic Trench), del në sipërfaqe në Llogara (Karaburuni dhe Sazani) dhe zhytet në veri në detin Adriatik. Në Llogara, duket qartë si Pllaka Afrikane është e zhytur thellë poshtë pllakës Euro-Aziatike apo Orogjenit. Ky kontakt në thellësi vazhdon deri poshtë linjës së zonës së tronditur nga tërmeti.

Zhytja e pllakës Afrikane poshtë asaj Euro-Aziatike shkaktoi para goditjet, goditjen fatale dhe pasgoditjet, që vazhdojnë akoma, në fërkim të fuqishëm.

Ky kontakt shkaktoi jo vetëm goditjen, por edhe ngritjen e tokës në sipërfaqe deri ne 20 cm apo më shumë, siç dëshmojnë sizmologët dhe si po tregohet në kronika.

Nga fërkimi i madh dhe i menjëhershëm i pllakave dhe shkembinjve, del edhe flakë në sipërfaqe, çka mund të jetë vërejtur edhe në tërmetin e fundit. Ky fenonem është i ngjashëm me atë që ndodh në nyjet e skeletit hekur-beton të pallateve ku nga fërkimi shpërthejnë shkëndia apo flakë e menjëhershme. Flaka që del nga thellësitë ka nuanca ngjyre në varësi të llojit të shkëmbinjve që përplasen.

Ka pasur aludime në media se tërmeti i fundit mund të jetë shkaktuar si pasojë e shpim-kërkimeve për naftë në det. Raste të tilla konsiderohen si tërmete artificiale. Bëhet fjalë kur ka shfrytëzim intensiv të naftes në det, në nivele të cekëta. Në rastin konkret, tërmetet e fundit në vendin tonë, mendoj se nuk kanë asnjë lidhje me shpimet për naftë.

Është e vërtetë se lëkundjet kanë qenë të forta, por ato mund të ishin edhe më shkatërruese në të gjithë zonën. Ndërtimi gjeologjik, poshtë zonës ku është ndier tërmeti, ku mbizotërojnë formacionet e trasha mollasike, argjilore, ka amortizuar goditjet nga vatra e tërmetit deri në sipërfaqe.

Hetuesi Gjeologjik Amerikan, theksoi më të drejtë se Shqipëria nuk është në “unazën e zjarrtë të tërmeteve”, që rrethon brigjet e Paqësorit. Ndërsa sizmologu i shquar grek Akis Tselentis, gjithashtu dha spjegime të vlefshme, por mendoj se ai gabon kur thotë që çarja e Durrësit ngatërrohet me atë të Korçës dhe se aty ku mbaron e Durrësit fillon ajo e Korçës, duke parashikuar edhe një tërmet në Korçë!!!

Korça nuk lidhet me këtë thyrje, por me thyerjen e brendshme Ohër -Dibër, e cila gjithashtu rigjeneron termete. Korça nuk ka lidhje me thyerjen e Durrësit.

Frika dhe paniku

Si rezultat i pasgoditjeve, që vazhdojnë akoma, është krijuar panik e frikë te banorët. Mediat japin pa ndërprerë kronika për familjet që flenë jashtë, apo që ikin nga Durrësi, Thumana e madje edhe nga Tirana. Paniku dhe frika i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Preferojnë të flenë në makina nga frika.

Tërmeti nuk dihet kur bie, ku do t’a ketë epiqendrën dhe ku rrezikun më të madh.

Çfarë duhet te kemi parasysh në rast tërmeti:

Nëse fillojnë lëkundjet ruaj gjakftohtesinë, zër një pozicion në qosh të dhomës, ngjitur me kollonën me hekur – beton dhe prit sa të kalojë goditja kryesore. Mos lëviz, mos tento të dalësh. Qetësoi të gjithë familjarët dhe fqinjët dhe mos fol më për tërmetin. Mos përsërit më pas panikun dhe frikën. Ajo që do të ndodhte, ndodhi.

Tërmete kanë rënë shumë e shumë në shekuj edhe në Shqipëri, si në gjithë botën, por jeta ka vazhduar dhe njerëzimi vazhdon të jetojë, nuk është zhdukur.

Largoje frikën dhe mos e braktis shtëpinë tënde nëse ajo nuk është bërë e rrezikshme, sipas ekspertizës inxhinjerike që vlerëson skeletin me beton- arme të saj.

Pas goditjet do të vazhdojnë gjatë, por mos u frikësoni. Nuk njihet asnjë rast në historinë e sizmologjisë, që të kenë ndodhur dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit menjëherë.

Midis shkencëtarëve të huaj, që u prononcuan për tërmetin e 26 nëntorit ishte Alessandro Amato, Drejtori Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali. Ai theksoi: “E keqja më e madhe kaloi. Do të ketë lëkundje të vogla, që do të vazhdojnë me muaj. Kjo është normale. Me kalimin e kohës, lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi”.

Edhe Prof. Frederik Tilmann nga Gjermania midis të tjerash theksoi: “Mund të priten edhe më tej tërmete pasuese me magnitudë më të madhe se 5. Por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualish ditët e ardhshme”.

Qendra Europiane e Sizmologjisë bëri vrojtime dhe analiza konkrete për teërmetin tonë: “Ashtu siç pritej, pas goditjes së madhe sekuenca dhe numri i tërmeteve në ditë po bie. Megjithatë, pasgoditjet me magnitudë të ulët dhe me epiqendër pranë zonave të banuara ndjehen ende të forta”. Ata shtojnë se shpeshtësia e tërmeteve që kanë goditur në harkun kohor të 36 orëve Shqipërinë është e habitshme edhe për vetë ekspertët.

Tërmetet nuk parashikohen, prandaj nuk duhet ta mbash mendjen atje. Çdo vit në Tokë ndodhin mbi 500 000 tërmete! Mposhte frikën që të harrosh tërmetin, atë nuk e ndalojmë dot!

* Autori është inxhinier gjeolog prej 55-vjetësh, me kontribut të shquar në fushën e gjeologjisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME