Categories Lajme

Muaji Tetor, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Muaji Tetor, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në mbarë botën ndihmon në rritjen dhe mbështetjen e ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm, trajtimit dhe kujdesit për sëmundjen. Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri me prevalencën dhe vdekshmërinë më të lartë në mesin e grave e lidhur kjo me diagnostikimin në stade të avancuara të sëmundjes duke ulur mundësitë për mbijetesë dhe rritur kostot e sëmundjes në shumë aspekte.

Fakulteti i Shëndetit nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme i është bashkuar fushatës globale për ndërgjegjesimin e kancerit të gjirit. Diktuar nga kushtet e pandemisë shumica e aktiviteteve të organizuara kanë qënë virtuale dhe kanë konsistuar në: dhënien e informacionit për kancerin e gjirit në botë dhe në Shqipëri; rëndësinë e diagnostikimit të hershëm; faktorëve të rrezikut, mënyrave të depistimit; dhënien e mesazheve ndërgjegjësuese nga stafi dhe studentët e fakultetit dhe në përmbyllje të aktiviteteve duke respektuar rregullat për Covid-19 është organizuar një marshim sensibilizues përgjatë Bulevardit Ismail Qemali të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME